Rama: “Rana e Hedhun”, mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik

“Rana e Hedhun” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj vitet e fundit në Shëngjin.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga “Rana e Hedhun”, mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik.

“Rana e Hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit.
Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në bashkinë e Lezhës dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.

Monumenti i Natyrës, Rana e Hedhun është vendi ku dunat e rërës shkrihen së bashku me detin.

Një destinacion unik, me gjatësi 600 m dhe gjerësi 100 m, pozicionuar rrëzë malit të Rencit. Rana e Hedhun njihet edhe për vlerat e saj shkencore gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike.

Ky plazh të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik.

Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button