Qeveria drejt riformatimit, fillojnë takimet për ndryshimet kadrovike

Kush do të shkarkohet dhe kush do të mbetet në funksion? Nga sot nisin bisedimet mes partnerëve të koalicionit qeveritar për rindërtimin e paralajmëruar të Qeverisë.

Në një tryezë të përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski do të ulen Izet Mexhiti nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se kryeministri do të dëgjojë vizionet e partnerëve të koalicionit, për të parë nëse ato përputhen me qëndrimet e pjesës tjetër të partnerëve qeveritarë, ndërsa më pas mund të hapen diskutimet për strukturat kadrovike.

Nga VLEN dhe ZNAM presin të ruajnë resorët aktualë, megjithëse nuk përjashtohen rotacione të mundshme në pozita të caktuara.

Ajo që konsiderohet e sigurt është se do të ketë një ministër të ri në resorin për qeverisje të mirë, pas dorëheqjes së Arben Fetai.

Kryeministri Mickoski, edhe gjatë shënimit të ditëlindjes së partisë së tij, paralajmëroi se do të ketë ndryshime, duke thënë se qytetarët kanë shprehur vërejtje ndaj disa ministrave dhe funksionarëve, të cilët sipas tij po bëhen gjithnjë e më pak të qasshëm.

Ai tha gjithashtu se disa funksionarëve u janë bërë më të rëndësishme udhëtimet private sesa obligimet zyrtare.

Ministrave që, sipas tij, janë të lodhur nga detyra, Mickoski u dërgoi mesazh se do të ishte “e ndershme dhe korrekte” të largoheshin vetë nga funksioni.

Rindërtimi i Qeverisë pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji, periudhë që përkon me dyvjetorin e mandatit të Qeverisë së udhëhequr nga Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button