MPB me kontrolle të shtuara për ndëshkimin e shoferëve nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

Në periudhën nga 15 deri më 21 qershor, në kuadër të aksionit evropian të ROADPOL-it, Ministria e Punëve të Brendshme po realizon kontrolle të intensifikuara në komunikacion, të fokusuara në zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë nën ndikimin e alkoolit ose substancave narkotike.

Si pjesë e këtij aksioni, sot në territorin e gjithë vendit do të realizohet një maratonë 24-orëshe e kontrolleve në komunikacion, me prani të shtuar të patrullave policore dhe kontrolle intensive për zbulimin e këtyre llojeve të shkeljeve.

“Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët”, theksojnë nga MPB.

Nga ministria u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool. Një vendim i papërgjegjshëm mund të ketë pasoja të përhershme, ndërsa sjellja e përgjegjshme shpëton jetë dhe kontribuon për rrugë më të sigurta për të gjithë”, njoftojnë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button