Protestuesit i vënë flakën ambasadës franceze në Republikën Demokratike të Kongos

Protestuesit e zemëruar sulmuan ambasadën franceze në Republikën Demokratike të Kongos mëngjesin e së martës, duke i vënë flakën gomave jashtë misionit në kryeqytetin Kinshasa, ku protesta u mbajtën edhe jashtë ambasadave të disa vendeve afrikane, si dhe të SHBA-së.

“Ambasada franceze në Kinshasa u sulmua mëngjesin e sotëm nga protestuesit, të cilët shkaktuan një zjarr që tani është vënë nën kontroll. Këto sulme janë të papranueshme”, konfirmoi sulmin në llogarinë e tij X, ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan turmën e zemëruar që vinte zjarrin jashtë ambasadës franceze, ndërsa protestuesit akuzuan Parisin për “mbështetje të ushtrisë ruandeze, e cila ka pushtuar Kongon të maskuar si rebelë M23”.

Situata në Kongon lindore po përkeqësohet, me të paktën 17 paqeruajtës të Afrikës së Jugut, Ugandës dhe të OKB-së të vrarë në përleshjet me rebelët M23 të hënën.

Një demonstrues u pa gjithashtu në një video tjetër virale dhe një postim në rrjetet sociale duke u ngjitur në murin e Ambasadës Franceze, ndërsa të tjerë shkruanin slogane kundër presidentit francez Emmanuel Macron në muret e rrugëve.

Sipas burimeve lokale dhe raporteve të medias, protestuesit demonstruan gjithashtu jashtë ambasadës së SHBA-së në Kinshasa ndërsa rebelët M23 vazhduan ofensivën e tyre në Kongon lindore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button