Projektet strategjike në fokus, Sali takon përfaqësues të BE-së dhe WBIF-it

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në Ministrinë për Çështje Evropiane është mirëpritur Misioni Monitorues i WBIF-it, së bashku me përfaqësues të institucioneve evropiane dhe financiare ndërkombëtare.
“Sot në Ministrinë për Çështje Evropiane mirëpritëm Misionin Monitorues të WBIF, së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, Delegacionit të BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe institucioneve kombëtare.
Diskutuam progresin dhe sfidat në implementimin e projekteve strategjike në fushën e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor, si dhe rëndësinë e monitorimit efektiv për sigurimin e rezultateve konkrete për qytetarët.
WBIF mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë rajonale dhe avancimin e integrimit evropian të vendit.” deklaroi Sali.



