Prishtina pret në qetësi verdiktin e Gjykatës Speciale në Hagë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kur kanë mbetur vetëm edhe më pak se një orë pranë verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë, nuk ka shenja të ndonjë mobilizimi të madh nëpër rrugë, raporton Anadolu.

Qyteti vijon ritmin e zakonshëm, ndërsa në sheshe dhe rrugë bien në sy flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të vendosur në hapësira të ndryshme publike dhe private.

Mëngjesin e sotëm u vunë në pah edhe flamujt e vendosur në minaret e xhamive në Kosovë, pas një vendimi të marrë nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, “në shenjë solidariteti me çlirimtarët e Kosovës”.

Në ekranin e madh me profilet e katërshes ish-udhëheqëse të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, të vendosur në sheshin “Skënderbeu” janë mbledhur një grup qytetarësh për të pritur pranë orës që tregon mbrapsht kohën e vendimit.

Po ashtu pamjet në rrjetet sociale, tregojnë edhe një grup të madh qytetarësh të mbledhur pranë Gjykatës Speciale në Hagë, duke pritur me flamuj dhe këngë.

Sot në orën 10:00 pritet të shpallet verdikti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, në një proces që ka tërhequr vëmendje të madhe në Kosovë dhe rajon.

Thaçi dhe të tjerët po përballen me akuza për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit” ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button