Presidentët turk dhe algjerian diskutojnë marrëdhëniet dhe çështjet rajonale në një telefonatë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune, gjatë së cilës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi në platformën sociale turke NSosyal se dy liderët shqyrtuan bashkëpunimin mes Turqisë dhe Algjerisë në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë, energjinë dhe industrinë e mbrojtjes.
Erdogan tha se Turqia dëshiron të thellojë bashkëpunimin me Algjerinë në të gjitha fushat, duke vazhduar njëkohësisht përpjekjet për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Presidenti turk gjithashtu i përcolli urimet për Kurban Bajramin presidentit Tebboune dhe popullit algjerian.



