Kryeparlamentari Afrim Gashi merr pjesë në ceremoninë tradicionale të Kurban Bajramit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e festës së Kurban Bajramit, mori pjesë në pritjen tradicionale “Bakllavaja e Bajramit”, të organizuar nga Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame.

Në njoftimin e tij, Gashi tha se kishte “kënaqësinë t’i përgjigjej ftesës së Reisul Ulemas së Bashkësisë Fetare Islame” në këtë pritje tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai përcolli urimet më të sinqerta për besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe harmonisë mes njerëzve.

“Përcolla urimet më të sinqerta për festën, duke vlerësuar rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe harmonisë mes njerëzve”, shkroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button