Predhat izraelite godasin zonën pranë një dige në jugperëndim të Sirisë

Ushtria izraelite ka hedhur pesë predha mortaje drejt periferisë së një dige në një zonë rurale të qytetit Quneitra, në jugperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu.

“Forcat pushtuese izraelite bombarduan periferinë e Digës Mantara në Quneitra me pesë predha mortaje”, raportoi Al-Ikhbariyag, duke shtuar se pasojat e bombardimit nuk dihen ende.

Këto zhvillime vijnë pavarësisht deklaratave të mëhershme të presidentit sirian, Ahmad al-Sharaa, i cili tha se bisedimet me Izraelin nuk kanë arritur në një rrugë pa krye, por po përparojnë me vështirësi për shkak të këmbënguljes së Izraelit për të mbajtur prani në territorin sirian.

Operacionet izraelite në jug të Sirisë janë intensifikuar në muajt e fundit, me raportime pothuajse të përditshme për bastisje, kontrolle shtëpish, vendosje pikash kontrolli dhe arrestime civilësh, përfshirë fëmijë dhe barinj.

Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit më 8 dhjetor të vitit 2024, Izraeli e shpalli të pavlefshme marrëveshjen e shkëputjes të vitit 1974 dhe hyri në zonën tampon siriane.

Megjithëse administrata e re siriane nuk ka lëshuar kërcënime ndaj Izraelit, forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ajrore në Siri, të cilat kanë vrarë civilë dhe kanë shkatërruar objekte ushtarake, automjete dhe municione.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button