Irani i paraqet Pakistanit një propozim të ri për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në për përfundimin e luftës

Irani i ka paraqitur Pakistanit një propozim të ri për rifillimin e negociatave me SHBA-në, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Irani mbrëmë ia dorëzoi Pakistanit draft-propozimin më të fundit për negociata.

Raporti nuk dha detaje mbi përmbajtjen e propozimit të ri.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt, gjë që nxiti kundërpërgjigje nga Teherani kundër aleatëve amerikanë në Gjirin Persik dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim u shpall më 8 prill përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, pasuar nga bisedime në Islamabad më 11 dhe 12 prill, por nuk u arrit një marrëveshje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më pas e zgjati në mënyrë të njëanshme armëpushimin, me kërkesë të Pakistanit, por pa caktuar një afat të ri kohor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button