Pesë zjarre në 24 orë
Pesë zjarre në hapësirë të hapur në të gjithë vendin janë shënuar në 24 orët e fundit, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Digjeshin kallamishte, deponi, vendgrumbullime mbeturinash, bar i thatë dhe bimësi me kërcell të ulët, si dhe pyje.
Nga ora 02:50 deri në ora 03:40, Brigada Zjarrfikëse 3 Shkupit ka intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët dhe mbeturinave në unazën – kryqëzimin afër Orizarit. Është ndërhyrë me një automjet dhe katër zjarrfikës.
Zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Strumicë nga ora 18:50 deri në ora 19:30, me tre zjarrfikës dhe një makinë zjarrfikëse, kanë intervenuar në një deponi të djegur në afërsi të fshatit Prosenikovo. Nga ora 23:30 deri në orën 24:00 me tre zjarrfikës dhe një veturë kanë intervenuar në djegien e bimës së ulët, përgjatë rrugës “Risto Kjurçiev”.
Zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Vinicë, nga ora 11:50 deri në ora 12:50, me tre zjarrfikës dhe dy makina zjarrfikëse, kanë intervenuar në djegien e bimës së ulët.
Nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Veles bëjnë të ditur se edhe në territorin e tyre ka pasur një ndërhyrje të vogël.
– Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1792 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK. Prej tyre, thirrjet “reale” ishin 57,26 për qind, dhe 42,74 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk ishin urgjente. 70,94 për qind e thirrjeve aktuale janë bërë në polici, 22,26 për qind në shërbimin emergjent mjekësor, 3,40 për qind në zjarrfikës dhe 0,38 për qind në AMSM, thuhet në njoftim.