Për gjashtë orë kontrollohen 870 automjete – konstatohen 73 parregullsi te automjetet dhe 186 kundërvajtje te shoferët

Më 06.11.2026, në periudhën kohore nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme realizoi një kontroll të përgjithshëm ndaj shoferëve dhe automjeteve, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe zbulimin e parregullsive dhe kundërvajtjeve.
Në kuadër të kontrollit janë kontrolluar gjithsej 870 automjete, me ç’rast janë konstatuar 73 parregullsi që kanë të bëjnë me gjendjen e automjeteve. Prej tyre, 48 automjete janë dërguar për kontroll teknik, me ç’rast te 37 është konstatuar parregullësi teknike.
Sa u përket shoferëve, janë konstatuar 186 kundërvajtje, nga të cilat pjesa më e madhe kanë të bëjnë me përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, mospërdorimin e rripit të sigurisë, parkimin e parregullt dhe kundërvajtje të tjera.
Gjithashtu, janë evidentuar edhe tre raste të veprës penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, si dhe 137 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Për të gjitha parregullsitë dhe kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me realizimin e kontrolleve rrugore dhe u bën apel shoferëve që të kontrollojnë rregullisht gjendjen teknike të automjeteve të tyre, të respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë.



