Nesër disa pjesë të Shkupit mbeten pa rrymë, ja zonat dhe oraret

Për shkak të ndërhyrjeve dhe punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik nga ana e “Elektrodistribuimit”, nesër (e martë, 10 nëntor) disa pjesë të Shkupit dhe rrethinës do të mbeten pa energji elektrike.

Ndërprerjet do të prekin këto zona:

Aerodrom: Nga ora 08:00 deri në 15:30, në rrugën “Todor Çangov”, nr. 49.
Gazi Babë (Singjeliq): Nga ora 08:30 deri në 11:30, në pjesë të rrugëve “Sreçko Puzhallka”, “Tovarnik” dhe TS Stelishtë Kamnik.
Çair: Nga ora 08:35 deri në 11:35, në pjesë të rrugëve “Arhiepiskop Dositej” dhe “Pavle Iliq”.
Petrovec : Nga ora 09:00 deri në 12:00, në rrugën “4”, nr. 1 dhe shtëpitë përreth.
Butel: Nga ora 11:55 deri në 15:00, në pjesë të rrugëve “Metodija Mitevski” dhe “Petar Içko”.
Gazi Babë (Maxhari / Hipodrom): Nga ora 12:00 deri në 15:00, në rrugët “Modest Musorgski”, “Karl Hron” dhe “Karl Libkneht”.
Ndërprerjet janë të nevojshme për servisimin, pastrimin, kontrollin dhe rikonstruktimin e pjesëve të rrjetit elektrik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button