OSBE dorëzoi një uebfaqe të re për Institucionin e Avokatit të Popullit të RMV-së

Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup dorëzoi një uebfaqe të re për Institucionin e Avokatit të Popullit të RMV-së, duke e bërë kështu më lehtë për njerëzit të gjejnë informacione, të paraqesin ankesa dhe të kërkojnë ndihmë në rastet kur ndjejnë se të drejtat e tyre nuk respektohen.
Gjatë takimit me Avokatin e Popullit Faton Selami, Ambasadori Kilian Wahl riafirmoi mbështetjen e Misionit për institucionet e të drejtave të njeriut më të fuqishme, të pavarura dhe më të arritshme të gjithë qytetarët.
Platforma e re përmirëson transparencën, qasjen për personat me aftësi të kufizuara dhe qasjen publike në shërbime, duke ndihmuar për të përafruar institucionet deri tek njerëzit të cilëve ato u shërbejnë.
Një institucion i fort i Avokatit të Popullit nënkupton mbrojtje më të madhe për të drejtat e çdo individi.



