OBSH përballet me shkurtime masive të buxhetit

Në Gjenevë po zhvillohet Asambleja Botërore e Shëndetësisë, ku përfaqësues nga pothuajse çdo vend i botës diskutojnë sfidat kryesore globale shëndetësore për vitet në vijim. Në fokus janë shkurtimet e mëdha të buxhetit të OBSH-së, që për vitin 2025 pritet të ketë mungesë prej 600 milionë dollarësh dhe reduktime në periudhën 2026-2027, nga 5.3 në 4.2 miliardë dollarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të këtyre sfidave financiare, shumë programe globale dhe struktura të stafit janë reduktuar, ndërsa OBSH i ka kërkuar shteteve donatore rritje prej 20% të kontributeve vjetore për të zvogëluar varësinë nga financimi vullnetar.

Një temë kyçe është miratimi i traktatit për pandemitë, i cili synon përmirësimin e gatishmërisë dhe reagimit ndaj krizave të ardhshme shëndetësore, përfshirë ndarjen më të shpejtë të të dhënave dhe akses më të barabartë në vaksina dhe ilaçe.
Asambleja do të trajtojë gjithashtu sëmundjet jo-ngjitëse, shëndetin mendor, ndryshimet klimatike dhe strategjinë globale për demencën, ndërsa shumë nga vendimet do të varen nga zbatimi konkret, i penguar nga mungesa e fondeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button