Një mashtrues nga Tetova shiti të njëjtën banesë dy blerësve në të njëjtën ditë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.S. (43) nga Gostivari dhe kundër një personi juridik nga Gostivari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Më 27.12.2017, i kallëzuari i parë – pronar i personit juridik të kallëzuar, ka lidhur dhe nënshkruar kontratë shitblerjeje për një banesë të përshkruar si kompensim me një subjekt juridik nga Gostivari.
Të njëjtën banesë, më 27.10.2020, ai e ka shitur sërish një personi tjetër nga Gostivari. Kur blerësi i mëparshëm është përpjekur të hyjë në banesë, ka vërejtur se bravandera ishte ndërruar dhe se banesa ishte e mobiluar dhe e përgatitur për banim.