Nis gjykimi kundër Teuta Arifit, dëmtoi buxhetin e komunës së Tetovës në vlerë prej 1 milion euro

Në Gjykatën Themelore në Tetovë ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj ish kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të financave publike përmes kontratave fiktive gjatë kohës sa ajo drejtonte komunën.

Arifi akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas aktakuzës, ajo dyshohet se përmes qindra kontratave fiktive për shërbime të ndryshme i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Tetovës në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Në seancën e sotme, gjykatësi i lëndës, Rexhep Musa fillimisht konstatoi praninë e dëshmitarëve dhe personave të tjerë të pranishëm, ndërsa më pas vazhdoi procedurën me dëgjimin dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Ndërkohë, ky nuk është rasti i vetëm gjyqësor që lidhet me ish kryetaren e Tetovës. Komuna e Tetovës ka ngritur edhe tri padi të tjera ndaj Teuta Arifit të cilat kanë të bëjnë me dyshime për keqpërdorime gjatë periudhës së qeverisjes së saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button