Nga sot barten përgjegjësitë te Manastiri i Deçanit, nga KFOR-i te Policia e Kosovës

KFOR-i ka ka bartur përgjegjësitë nga sot tek Policia e Kosovës në zonën përreth Manastirit të Deçanit.

Lajmin e ka dhënë komuna e Deçanit.

“Komuna e Deçanit e ka bërë të qartë vazhdimisht, në të gjitha takimet dhe komunikimet zyrtare me institucionet dhe nivelet e sigurisë në Republikën e Kosovës, se Deçani është një komunë e qetë, e sigurt dhe shembull i bashkëjetesës dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Këtë realitet e dëshmon edhe vendimi i sotëm i KFOR-it për bartjen e përgjegjësive të sigurisë tek Policia e Kosovës në zonën përreth Manastirit të Deçanit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit dhe forcimit të përgjegjësive të institucioneve vendore të sigurisë.
Komuna e Deçanit shpreh mirënjohjen e saj të thellë për KFOR-in, NATO-n dhe të gjitha shtetet anëtare që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Deçan dhe në Republikën e Kosovës, për punën e jashtëzakonshme, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Populli i Kosovës do t’ju jetë përherë mirënjohës për kontributin tuaj në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në vendin tonë” thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button