Mbi 126.000 persona kanë kaluar përmes Tabanocës gjatë fundjavës

Mbi 126.000 persona kanë kaluar përmes Pikës Kufitare Tabanoc që nga e premtja në orën 10:00 të mëngjesit, deri në të njëjtën orë sot në mëngjes.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga 07.08.2026 ora 10:00 deri më 10.08.2026 ora 10:00, hyrje në shtet kanë realizuar 10.974 shtetas maqedonas, ndërsa dalje 17.785 shtetas maqedonas.
Sa u përket shtetasve të huaj, numrat janë shumë më të mëdhenj.
Në të njëjtën periudhë, hyrje në Maqedoni kanë realizuar 43.296 shtetas të huaj, ndërsa e kanë lënë vendin 54.701 persona.
– Nga ana e MPB-së merren të gjitha masat dhe janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar qarkullimin e udhëtarëve, natyrisht me kryerjen e kontrolleve të detyrueshme kufitare, thonë nga ministria përkatëse.



