Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Gashi: Pata emocionin e veçantë të mirëpres disa fëmijë të mrekullueshëm në Kuvend

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka mirëpritur në zyrën e tij disa fëmijë, siç i quajti ai të mrekullueshëm.

Postimi i plotë i Gashit:

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, pata emocionin e veçantë të, mirëpres disa fëmijë të mrekullueshëm në Kuvend. Ky takim ishte një mundësi e çmuar për të dëgjuar, për të mësuar dhe, mbi të gjitha, për të reflektuar mbi rëndësinë e pranimit, respektit dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Çdo fëmijë që ishte sot mes nesh, na tregoi se çdo individ, pa marrë parasysh dallimet, ka botën e tij unike, ngjyrat e tij, potencial të pafund dhe një shpirt që meriton mundësitë për të fluturuar. I angazhuar dhe plot respekt, Kuvendi mbetet i hapur për të dëgjuar dhe kuptuar më mirë nevojat dhe potencialin e personave me autizëm. Prandaj kjo ngjarje, përveç një moment i paharrueshëm, ishte dhe një mundësi për të ndërtuar një shoqëri më të ndjeshme dhe më të bashkuar për ata që na kujtojnë se bukuria e jetës qëndron në pasurinë e dallimeve tona.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button