Murtezani: Maqedonia e Veriut ka vendin, zërin dhe përgjegjësinë e saj në NATO

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, para mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC).
Murtezani theksoi rëndësinë e rolit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, veçanërisht në një periudhë të sfidave të shtuara të sigurisë.
“Maqedonia e Veriut ka vendin, zërin dhe përgjegjësinë e saj në Aleancë”, deklaroi Murtezani.
Sipas tij, përgjegjësia e vendit si anëtare e NATO-s nënkupton angazhim aktiv dhe kontribut konkret në sigurinë e përbashkët të vendeve aleate.
“Në një periudhë të sfidave serioze të sigurisë, kjo përgjegjësi nënkupton aleancë aktive dhe kontribut në sigurinë e përbashkët”, theksoi ambasadori Murtezani.
Takimi me Rutte u zhvillua para mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku vendet anëtare diskutojnë çështjet kryesore që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët të Aleancës.

