Mitsotakis informoi Këshillin Evropian për “Shkeljen e drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Prespës”

Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Evropian, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i informoi kolegët e tij për, siç tha ai, “faktin që si presidenti ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës” dhe vuri në dukje se është e nevojshme që të gjithë ta kuptojnë se “respektimi i legjislacionit evropian, padyshim kalon përmes respektimit besnik të marrëveshjeve ndërkombëtare”.

– Duke qenë se kishte një seksion për çështjet e zgjerimit, unë mora iniciativën dhe i njoftova kolegët e mi në Këshillin Evropian për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, për faktin se edhe presidenti edhe kryeministri në fakt po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke zgjedhur përdorimin e një emri të ndryshëm nga emri i përcaktuar me kushtetutën e vendit për përdorim të brendshëm, i cili është plotësisht në kundërshtim me frymën e Traktatit të Prespës, deklaroi Mitsotakis.

Gjithashtu, ai shtoi se i informoi kolegët e tij “për këtë marrëdhënie të pakëndshme” dhe theksoi edhe një herë se perspektiva e vendit në BE varet nga respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button