Misioni i rrezikshëm në Maldive – katër italianë të vdekur në shpella nënujore, shtohen viktimat gjatë kërkimit

Një mision i rrezikshëm kërkimi po zhvillohet në Maldive, ku autoritetet dhe zhytës ndërkombëtarë po përpiqen të gjejnë trupat e katër zhytësve italianë që humbën jetën gjatë eksplorimit të shpellave nënujore në thellësi rreth 50–60 metra.

Sipas autoriteteve lokale dhe rrjetit evropian të zhytësve DAN, operacionit i janë bashkuar edhe zhytës finlandezë, të cilët po bashkëpunojnë me Forcën Kombëtare të Mbrojtjes së Maldiveve.

Një nga trupat është gjetur më herët, ndërsa dyshohet se të tjerët ndodhen ende brenda shpellës ku ndodhi aksidenti. Gjatë operacionit ka humbur jetën edhe një zhytës i forcave të sigurisë së Maldiveve, duke e bërë kërkimin edhe më të vështirë.
Operacioni është përballur me kushte të vështira dhe është pezulluar përkohësisht në disa momente për shkak të rrezikut të lartë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button