Ministri saudit: Mbi 18.5 milionë persona kanë kryer Haxhin dhe Umren në vitin 2024

Ministri i Haxhit dhe Umres i Arabisë Saudite, Tawfiq al-Rabiah, tha të hënën se më shumë se 18.5 milionë pelegrinë nga jashtë Mbretërisë kryen Haxhin dhe Umren në vitin 2024.

Duke folur në edicionin e katërt të Konferencës dhe Ekspozitës së Haxhit dhe Umres në Jeddah, al-Rabiah ia atribuoi këtë arritje direktivave të mbretit Salman dhe mbështetjes së princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Ai theksoi përparimet e fundit, veçanërisht në rritjen e vizitave në el-Rawdah al-Sharifah në Xhaminë e Profetit Muhammed. Kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, duke përmirësuar kapacitetet njerëzore, duke thjeshëtuar procesin e rezervimit në internet dhe duke zbatuar një sistem profesional të menaxhimit të turmave, numri i vizitorëve u rrit nga 4 milionë në 2022 në mbi 13 milionë në vitin 2024.

Ministri zbuloi gjithashtu një version të përmirësuar të aplikacionit “Nusuk”, duke ofruar tani 100 shërbime shtesë të krijuara për të ofruar një përvojë të integruar haxhi.

Al-Rabiah pranoi vështirësitë historike me të cilat përballeshin pelegrinët në kryerjen e riteve të tyre fetare.

“Udhëtimi i haxhit, dikur i mbushur me vështirësi dhe rraskapitje, tani është shndërruar në një udhëtim të lehtë dhe të sigurt, me shërbime gjithëpërfshirëse të disponueshme për të gjithë haxhinjtë”, tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button