Milloshoski: Është në interes të BDI që të ketë tensione për të mbuluar skandalet që ka bërë në pushtet

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE në Alsat theksoi se Akademia e Shkencave e kërkuar nga VLEN nuk është e përshtatshme dhe se është e gabuar të shpenzohen paratë e komunave për qëllime të tjera nga ato të interesit lokal.

“Ne jemi kundër projektit të tyre, vetë projekti është polarizues, nuk ka dimension shkencor, pra ka dimension etno-politik. VLEN, nëse do të kishte staf profesional, do të mund t’i drejtonte qëllimet e tyre drejt përmirësimit të funksionimit të institutit MANU”, tha Milloshoski.

Milososki po ashtu theksoi se kjo çështje nuk do të ndikojë në stabilitetin e koalicionit dhe se është krejt e natyrshme që të ketë dallime, ai gjithashtu theksoi se në opinion ka subjekte që kanë interes për tensione të tilla, e kjo është ajo politike, partia e BDI-së.

“Unë shoh se në opinion ka subjekte që kanë interesa nga këto tensione politike, e ajo është partia politike BDI. Ata e kanë problem të mësohen me faktin se janë në opozitë dhe pas 20 vitesh në pushtet po mundohen të mbulojnë të metat e tyre me tema të tilla ndëretnike”, tha Milloshoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button