Mickoski: I kam marrë propozimet e VLEN-it dhe ZNAM-it për ministrat e rinj dhe ato janë plotësisht në rregull

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se tashmë i ka marrë propozimet e VLEN-it dhe ZNAM-it për ministrat e rinj në kuadër të rindërtimit të Qeverisë, duke theksuar se për të këto propozime janë plotësisht në rregull dhe se pret punë edhe më të suksesshme nga përbërja e re qeveritare.
– Po, i kam propozimet edhe për ministrat e rinj nga VLEN-i dhe nga partia ZNAM, por do t’i lë ata që t’i bëjnë publike, nuk dua t’i them unë. Për mua këto propozime janë plotësisht në rregull dhe pres që me përbërjen e re të Qeverisë të kemi punë edhe më të suksesshme, deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë vizitës në Komunën e Kisella Vodës.
Propozimi për përbërjen e re të rindërtuar të Qeverisë pritet që deri të premten t’i dërgohet Kuvendit, ndërsa më së voni deri në mesin e muajit korrik pritet të zgjidhet përbërja e re qeveritare.
