Mexhiti priti delegacionin nga Turqia: Theksohet miqësia dhe bashkëpunimi strategjik

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, priti sot në Shkup një delegacion nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, i udhëhequr nga Ahmet Kılıç, kryetar i Grupit të Miqësisë Turqi – Maqedonia e Veriut.

“Sot prita në Shkup një delegacion nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, i udhëhequr nga z. Ahmet Kılıç, Kryetar i Grupit të Miqësisë Turqi – Maqedonia e Veriut,” njoftoi Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai tha se gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, si mjedisi, arsimi, kultura, teknologjia, energjia dhe investimet.

“Theksova rëndësinë e mbështetjes që Turqia ka dhënë ndër vite në rrugën tonë drejt integrimeve euroatlantike,” theksoi Mexhiti.

Nga ana e tij, z. Kılıç vlerësoi angazhimin e institucioneve për avancimin e të drejtave të komunitetit turk në vend, si dhe përkushtimin për një shoqëri gjithëpërfshirëse.

“Takimi konfirmoi gatishmërinë e përbashkët për të thelluar partneritetin mes dy vendeve në baza të forta dhe afatgjata,” përfundoi zv/kryeministri Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button