Media iraniane: Shpërthime pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë operacionit kundër “objektivave armiqësore”

Dy shpërthime të dëgjuara të enjten mbrëma në jug të Iranit ishin të lidhura me një operacion kundër asaj që u përshkrua si “objektivë armiqësore” pranë hyrjes së Ngushticës së Hormuzit, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, transmeton Anadolu.

Tasnim, duke cituar burime të informuara, njoftoi se shpërthimet, të dëgjuara në ishullin Keshm rreth orës 21:40 sipas kohës lokale, ndodhën si pasojë e një operacioni që kishte në shënjestër objekte armiqësore në hyrje të rrugës ujore strategjike.

Burimet thanë se rezultatet e operacionit të kryer nga forcat detare iraniane do të bëhen të ditura në orët në vijim.

Ndërkohë, agjencia tjetër iraniane Mehr citoi zëvendësguvernatorin e Hormozganit për çështjet e sigurisë, i cili ka thënë se nuk është raportuar asnjë pasojë apo dëmtim as në Keshm dhe as në qytetin e afërt portual Bandar Abbas.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button