Manchester United finalizon marrëveshjen për sulmuesin brazilian Matheus Cunha

Manchester United ka arritur marrëveshje me Wolves për transferimin e sulmuesit brazilian Matheus Cunha.

26-vjeçari do të bëhet përforcimi i parë i “Djajve të Kuq” këtë verë, pasi klubi ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë paundësh në kontratën e tij me Wolves.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid do të firmosë një kontratë pesëvjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

Cunha ndodhej në Manchester gjatë fundjavës për të kryer testet mjekësore me klubin.
Marrëveshja është në pritje të miratimit të vizës dhe procedurave të regjistrimit, dhe pritet të zyrtarizohet pas rikthimit të lojtarit nga grumbullimi me përfaqësuesen e Brazilit në fund të këtij muaji.

Që nga transferimi i tij te Wolves në vitin 2023, Cunha ka realizuar 31 gola në 76 paraqitje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button