Turqia ka nisur operacion ndaj organizatave LGBTQ+: Dhjetëra të arrestuar

Autoritetet turke kanë arrestuar 26 persona dhe kanë kryer kontrolle në zyrat e gjashtë organizatave LGBTQ+ gjatë një serie operacionesh të zhvilluara pas akuzave për prostitucion dhe veprime të pahijshme.
Sipas Prokurorisë së Stambollit, operacionet janë zhvilluar në 12 provinca dhe kanë përfshirë 38 të dyshuar. Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar drogë, pajisje elektronike, alkool të kontrabanduar dhe një armë zjarri.
Organizata LGBTQ+ ka deklaruar se të paktën 50 persona janë ndaluar, përfshirë më shumë se 10 të arrestuar gjatë bastisjeve në banesat e tyre. Janë bllokuar gjithashtu dhjetëra faqe interneti dhe llogari në rrjetet sociale të lidhura me organizata dhe aktivistë LGBTQ+.
Operacioni, i koduar “Familja ime është e sigurt”, zhvillohet në kuadër të politikave të qeverisë turke për mbrojtjen e vlerave familjare dhe rritjen e natalitetit.
Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, tha se hetimet përfshijnë gjithsej 162 persona të dyshuar, nëntë organizata dhe 13 biznese në 15 provinca.
/Sinjali

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button