Janë regjistruar 138 zjarre, dëmet mbi 4 milionë euro

Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” deri tani ka regjistruar 138 zjarre pyjore në të gjithë vendin, të cilat kanë përfshirë qindra hektarë. Dëmet, deri në fund të korrikut, vlerësohen në mbi 4 milionë euro.

Numri i zjarreve është brenda mesatares së viteve të fundit. Për krahasim, në vitin 2024 dëmet kanë tejkaluar 83 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 kanë qenë mbi 50 milionë euro.

Pas përfundimit të sezonit veror do të vlerësohet gjendja e zonave të djegura. Do të përcaktohet se ku nevojitet pastrimi dhe ku pylli mund të rigjenerohet natyrshëm.

Një pjesë e zjarreve janë shkaktuar qëllimisht, por ka edhe raste të shkaktuara nga pakujdesia. Në zjarrin pranë fshatit Biglla, janë djegur mbi 200 hektarë pyje.

Autoritetet apelojnë për kujdes më të madh, për shkak të pasojave serioze që shkaktojnë zjarret pyjore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button