Makinat zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të kenë targa me ngjyrë të veçantë

Automjetet zyrtare të organeve shtetërore në Maqedoninë e Veriut do të shënohen me targa me ngjyrë të veçantë që të vërehen më lehtë nga qytetarët.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë , Ivica Tomovski.

Ai shtoi se në një seancë të qeverisë, një komision i përbërë nga ky shërbim, kabineti i kryeministrit, Sekretariati i Përgjithshëm, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Energjisë dhe kabineti i Ministrit për Qeverisje të Mirë do të nis procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe sundimit të ligjit.

“Me këto ndryshime do të vendoset një regjistër i të gjitha automjeteve shtetërorë, të cilët do të shënohen me targa regjistrimi me ngjyrë të veçantë që të dallohen më lehtë nga qytetarët. Në këtë mënyrë besojmë se do të parandalohet përdorimi i tyre për qëllime private, gjë që do të forcojë më tej transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore. Po e realizojmë edhe një premtim parazgjedhor, shkruan Tomovski në njoftim.(INA)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button