Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini, zhvilloi takim online me ekipin e FinSAC të Bankës Botërore

Sot, Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini, zhvilloi një takim online të rëndësishëm me ekipin e FinSAC nga Banka Botërore. Gjatë këtij takimi virtual, u diskutua rëndësia e projektit për mbështetje këshilluese “Ballkani Perëndimor: Forcimi i Sigurisë, Stabilitetit dhe Qëndrueshmërisë së Sistemeve Financiare”.
Projekti synon përmirësimin e kuadrit ligjor dhe kapaciteteve institucionale për sigurimin e depozitave në Maqedoninë e Veriut.
Emini shprehu mirënjohje ndaj Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për fuqizimin e sigurisë financiare në vend, duke pritur rezultate pozitive në vitet që vijnë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button