Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë përsëri se do të donte ta riemëronte Ngushticën e Hormuzit në Ngushticën Trump.
“Mendoj se do ta riemërtojmë ngushticën e Hormuzit në Ngushticën Trump. Epo, ne e quajtëm një Gji të njohur si Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës. Do ta quajmë atë Ngushticë Trump në një moment të caktuar”, tha ai, duke iu drejtuar një tubimi të Partisë Republikane në Ohajo përpara zgjedhjeve të mesmandatit.
“Kemi një gji. Kemi një liqen. Mund të kemi një ngushticë. Mund ta bëjmë këtë. Mendoni se po bëj shaka? E dini, ata menduan se po bëja shaka kur e quajta Gjirin e Meksikës Gjiri i Amerikës. Oh, kjo është shumë qesharake! Jo, thashë se do ta bëj”, shtoi udhëheqësi i SHBA-së.
Sipas Trump, aktualisht po rrjedh më shumë naftë nga kanali ujor “sesa që ishte shtatë muaj më parë”. Pasi të përfundojë konflikti me Iranin, vazhdoi ai, “çmimi i benzinës dhe çmimi i naftës do të ulen”.
Më parë, udhëheqësi amerikan nënshkroi urdhra ekzekutivë që riemërtonin Gjirin e Meksikës dhe Liqenin Ontario përkatësisht si Gjiri i Amerikës dhe Liqeni Amerika. Megjithatë, pasardhësit e Trump si president mund të nënshkruajnë urdhra ekzekutivë që përmbysin këto ndryshime.



