Faton Fazliu: Digjitalizimi lehtëson shërbimet për qytetarët

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka marrë pjesë në lansimin zyrtar të aplikacionit m.Uslugi, me ftesë të ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fazliu e ka vlerësuar lansimin e aplikacionit si një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procedurave administrative.

Ai theksoi se digjitalizimi mundëson shërbime më të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët, duke kontribuar në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të administratës.

„Digjitalizimi është rruga drejt një administrate moderne, efikase dhe në shërbim të qytetarëve“, ka shkruar Fazliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button