Largohet nga United për aventurën e re në Spanjë, mbrojtësi emocionon me letrën e lamtumirës

Pas katër vitesh pjesë e Manchester United, aty ku debutoi në skuadrën e parë në sezonin e shkuar, Willy Kambwala largohet nga “Djajtë e Kuq” për një aventurë në Spanjë me Villarealin.

19-vjeçari, i emocionoi të gjithë me letrën e lamtumirës teksa theksoi se mbërriti në Angli si një djalë me një ëndërr të madhe dhe tashmë largohet si një i ri që e realizoi ëndrrën e tij.

Pasi kam ardhur në klub si një djalë me një ëndërr dhe sot largohem si një i ri që ka arritur ëndrrën e tij nga akademia në ekipin e parë, është koha që unë të nis një aventurë të re pas 4 sezonesh të mrekullueshme në klub.
Faleminderit të gjithë njerëzve që kam takuar në këto 4 vite.

Trajnerët, shokët e mi të skuadrës, anëtarët e stafit, punëtorët në Carrington dhe anëtarët e familjes sime pritëse. Nuk do ta harroj kurrë atë që ke bërë për mua.

Një falenderim i veçantë për ju tifozët që më keni mbështetur gjithmonë, ju jeni shpirti i këtij klubi. Ju uroj më të mirat për këtë sezon dhe për të ardhmen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button