Kuvendi do të zgjedhë ministrat e rinj nga riorganizimi i qeverisë

Kuvendi do të fillojë sot seancën e 112-të, e cila do të diskutojë rikonstruimin e Qeverisë, përkatësisht shkarkimin e disa ministrave dhe zgjedhjen e pasardhësve të tyre.
Sipas ndryshimeve të propozuara të funksionarëve, Igor Filkov do të shkarkohet nga posti i Ministrit të Drejtësisë, dhe në vend të tij është propozuar Jeton Shasivari. Ivan Stoilkoviq do të largohet nga posti i Ministrit të Marrëdhënieve në mes Komuniteteve dhe pritet të zgjidhet Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, ku do të pasojë Zllatko Perinskin. Perinski, nga ana tjetër, është planifikuar të marrë përsipër drejtimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Drejtori aktual i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, është propozuar si Ministër i ri i Shëndetësisë, për të zëvendësuar Azir Aliun. Agon Ferati është propozuar si Ministër i Marrëdhënieve në mes Komuniteteve.
Gjatë rikonstruimit të qeverisë janë planifikuar edhe ndryshime të tjera të kuadrit.



