Afrim Gashi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes mbretërore Al Thani, Shkëlqesisë së Tij, Emirit të Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe popullit mik të Shtetit të Katarit.

Kontributi dhe vizioni i tij për zhvillimin dhe përparimin e Shtetit të Katarit, si dhe për forcimin e pozitës së tij në arenën ndërkombëtare, do të mbeten pjesë e pazëvendësueshme e trashëgimisë së tij të çmuar dhe do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë.

U prehtë në paqe shpirti i tij dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i tij”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button