Kurti në takim me kancelarin Stocker: Kosova e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, transmeton Anadolu.
Kurti në rrjetin social amerikan X tha se Austria është mbështetëse e palëkundur ndaj anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe Këshillin e Evropës, gjë për të cilën e ka falëndëruar kancelarin Stocker.
“Theksova se Kosova është e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Po ashtu diskutuam për forcimin e bashkëpunimit tonë në fushat e tregtisë, investimeve dhe energjisë”, theksoi Kurti.
Më tej, Kurti tha se Austria dhe Kosova ndajnë lidhje të ngushta po ashtu falë komunitetit kosovar të suksesshëm të diasporës, i cili “jeton dhe kontribuon në zhvillimin e Austrisë”.
