Presidentja në detyrë e Venezuelës falënderon Turqinë për “miqësinë” pas takimit me presidentin Erdogan

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e Turqisë pas takimit në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu.
“Ishte një nder të zhvilloja një takim të përzemërt pune me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ku diskutuam bashkëpunimin e përbashkët në fushat e energjisë, transportit, minierave, lidhjeve ajrore, shkencës dhe teknologjisë, industrisë, energjisë elektrike dhe tregtisë”, shkroi Rodriguez në platformën sociale amerikane X.
Ajo tha se i shprehu Erdoganit mirënjohjen e Venezuelës për “miqësinë” e tij dhe theksoi se të dy vendet ranë dakord të mbajnë në nëntor mbledhjen e pestë të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Rodriguez u bë presidente në detyrë në muajin janar, pasi presidenti Nicolas Maduro u rrëmbye gjatë një operacioni ushtarak amerikan.
Erdogan rikonfirmoi gjatë takimit të së hënës se Ankaraja do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit mik të Venezuelës.
Marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Venezuelës datojnë që nga viti 1950, duke e bërë Turqinë një nga vendet e para në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve me të cilat Ankaraja vendosi zyrtarisht marrëdhënie diplomatike.
