Kryqi i Kuq paralajmëron për një krizë humanitare në Bregun Perëndimor të pushtuar

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se ndikimi i inkursioneve të vazhdueshme ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar është “thellësisht” shqetësues.

Mijëra palestinezë të zhvendosur po strehohen në xhami dhe shkolla të mbipopulluara pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga ushtarët izraelitë.

“Me shumë shtëpi të dëmtuara ose të shkatërruara, njerëzit po luftojnë për të pasur akses në nevojat bazë si ujë i pastër, ushqim, kujdes mjekësor dhe strehim,” thuhet në deklaratë.

Ka më shumë se një muaj që ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në territorin palestinez, duke shënjestruar shtëpi dhe duke shkatërruar infrastrukturën dhe rrugët, duke zhvendosur 40,000 njerëz nga kampet e refugjatëve në veri.

Në ditët e fundit, forcat izraelite kanë vendosur tanket e tyre në Bregun Perëndimor të okupuar për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, ndërsa Izraeli deklaroi të dielën se trupat e tij do të qëndrojnë atje për vitin e ardhshëm. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button