Kryeparlamentari Gashi: Sot, nderojmë veprën heroike të familjes Jashari. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vlerëson se epopeja e UÇK-së, është një kapitull dhe kthesë determinuese në historinë e popullit shqiptar.
“Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit, janë simbol i rezistencës dhe sacrificës së lavdishme për të jetësuar lirinë. Sot, nderojmë veprën heroike të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që me qëndresën dhe gjakun e tyre vunë themelet e lirisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, është shprehur Gashi.