Vazhdojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë

Vazhdojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë. Sipas paralajmërimeve, sot pritet të mbahet një takim mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it. Nga partia së fundmi kanë deklaruar se tashmë kanë bërë një vlerësim të detajuar të punës dyvjeçare të të gjithë funksionarëve të tyre dhe se qëndrimi i partisë është se kuadrot e tyre po e kryejnë punën në mënyrë të shkëlqyer.
Mickoski më herët paralajmëroi ndryshime në ekipin qeveritar, duke adresuar kritika ndaj funksionarëve që, sipas tij, janë bërë më pak të qasshëm për qytetarët dhe po kujdesen më shumë për privilegjet sesa për rezultatet.



