Kosovë, gjenden mbetje mortore që dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta

Në varrezat e qytetit të Vushtrrisë dje janë gjetur eshtra të një personi që dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Anadolu.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për të ekzaminuar dhe identifikuar.

“Gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Kosovë, ende mungojnë mbi 1.500 persona të zhdukur që nga lufta e fundit e vitit 1998-99.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button