Kryeparlamentari Gashi merr pjesë në lançimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2025–2028

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se me ftesë së Ambasadores së Zvicrës në Shkup, Sh.S. Véronique Hulmann, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e lançimit i Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2025 – 2028.
“Kjo pritje ishte një mundësi e veçantë për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit të suksesshëm ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të Kuvendit”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.