Kryeparlamentari Gashi merr pjesë në hapjen e rrugëve në Komunën e Bogovinës: Investime konkrete për qytetarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hapjen solemne të rrugës në fshatin Pirok dhe të rrugës lokale në Kallnik, në Komunën e Bogovinës. Gjatë vizitës, ai së bashku me kryetarin e komunës, Feti Abazi, bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe funksionarë të tjerë, vizitoi edhe punimet për rregullimin e shtratit të lumit në Pallçisht.
Përmes një njoftimi, Gashi tha se këto projekte dëshmojnë përkushtimin për investime konkrete dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.
„Këto projekte dëshmojnë përkushtimin tonë për realizimin e investimeve konkrete, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesën e qytetarëve“, deklaroi Gashi.



