Kryeministri britanik viziton Agjencinë Hapësinore Turke, informohet mbi avionin luftarak turk KAAN

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka vizituar Industritë Hapësinore Turke (TUSAS) dhe është informuar mbi avionin luftarak KAAN të prodhuar në Turqi, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë në platformën sociale turke NSosyal njoftoi se kryeministri Starmer gjatë vizitës u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler.

Gjatë vizitës në TUSAS, Starmer gjithashtu u shoqërua nga sekretari britanik i Shtetit për Mbrojtjen, John Healy, shefi i Shtabit Ajror të Forcave Ajrore Mbretërore, Marshali Sir Harv Smyth dhe komandanti i Forcave Ajrore Turke, gjenerali Ziya Cemal Kadioglu.

Gjatë vizitës në kryeqytetin Ankara, kryeministri britanik gjithashtu vizitoi mauzoleun Anitkabir të themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, si dhe nënshkroi në Librin e Posaçëm të Anitkabirit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button