Kryediplomatët e Turqisë dhe Sudanit takohen në Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua me homologun e tij sudanez, Muhyiddin Salim, në kryeqytetin Ankara, sipas burimeve diplomatike turke, transmeton Anadolu.
Dy ministrat nënshkruan një memorandum mirëkuptimi (MOU) për bashkëpunimin mes Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe Institutit Diplomatik të Ministrisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Sudanit.
Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme për takimin.



