Kostoja e luftës me Iranin afër 29 miliardë dollarë

Një zyrtar i Pentagonit ka bërë të ditur se lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së gati 29 miliardë dollarë që nga fillimi i saj më 29 shkurt, transmeton Anadolu.

“Mendojmë se është afër 29 miliardë dollarëve, sepse janë përditësuar kostot e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve, si dhe kostot e përgjithshme operacionale që lidhen me qëndrimin e personelit në zonën e operacioneve”, tha Jules Jay Hurst, zv/sekretar për mbrojtjen për çështje buxhetore dhe zyrtari kryesor financiar.

Hurst e tha këtë gjatë dëshmisë së tij para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve për Ndarjet Buxhetore.

Muajin e kaluar, Hurst tha se SHBA kishte shpenzuar afërsisht 25 miliardë dollarë për luftën kundër Iranit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button