Kosova lëshon fitoren në fund, Austria barazon në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1:1 me Austrinë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League, të zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” kaluan në epërsi në minutën e 69-të, kur Fisnik Asllani realizoi për 1:0 pas një aksioni të bukur të Kosovës dhe asistimit të Edon Zhegrovës, shkruan Indeksonline.

Kosova ishte pranë fitores, por Austria arriti të barazojë në minutën e 85-të. Golin e barazimit e shënoi Christoph Lang.
Me këtë rezultat, Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve, kurse Austria si lidere e grupit me tetë pikë.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje në muajin nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button